Protestojnë “nuset” ndaj ndalesave për dasmat në Itali - Bota Sot
Protestojnë “nuset” ndaj ndalesave për dasmat në Itali

Evropë

Protestojnë “nuset” ndaj ndalesave për dasmat në Itali

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:23
Protestojnë “nuset” ndaj ndalesave për dasmat

Një Shoqatë italiane e Dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë të martën, me ç’rast 15 vajza të veshura me fustane nusërie kanë parakaluar rrugëve në shenjë proteste ndaj masave kufizuese për dasmat, të zbatuara shkaku i koronavirusit.

Një protestë e tillë është mbajtur pasi shoqata e dasmave “AIRB”, ka bërë të ditur se humbjet në sektorin e organizimit të dasmave kanë arritur në 80 për qind, si pasojë e kufizimeve të zbatuara për frenimin e përhapjes së virusit.

“Kemi miliona punëtorë, kemi më shumë se 30 mijë kompani, kemi edhe sektorin e eksportit që janë ndalur tërësisht”, ka thënë Mario Canditone, sekretar i shoqatës.

Shumica e çifteve, në Itali, kanë pezulluar dasmat për shkak të rregullave të distancës sociale dhe kufizimeve të tjera që i ndalojnë tubimet dhe ceremonitë martesore.

“Me shumë sakrifica, na është dashur ta anulojmë dasmën që e kishim ëndërruar, dhe krejt kjo për shkak të kësaj situate. Nuk duam që të martohemi pa pjesëmarrjen e njerëzve tanë më të afërm”, ka thënë Dauria Ermanzia, njëra prej nuseve protestuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat