Çifti i shpëton për një “fije floku” pemës, e cila ra në tokë nga erërat e forta në Londër

Evropë

Çifti i shpëton për një “fije floku” pemës, e cila ra në tokë nga erërat e forta në Londër

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:33
Aksidenti në Britani

Një çift në Britani të Madhe i shpëtoi për një “fije floku” një peme, e cila ra në tokë në një udhëkryq në perëndim të Londrës.

Sipas mediave të huaja, kjo pamje e xhiruar nga një kalimtar rasti, tregon se si pema rrëzohet mes erërave të forta, ndërsa një çift po kalonte aty pranë.

Dëshmitari i incidentit, Andrew Thomas, 41 vjeç, po shëtiste me të dashurën e tij, Joanna Wolman, 33 vjeçe, ndërsa njëri xhiroi momentin dramatik.

“Për mua ishte e tmerrshme”, tha Wolman.

“Ata të dy ishin me fat, pasi një person i cili rri gjatë gjithë kohës në telefon mund të vritet”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat