Situatë e rëndë në Novi Pazar të Serbisë, vetëm gjatë natës nga coronavirusi vdiqën 10 persona

Evropë

Situatë e rëndë në Novi Pazar të Serbisë, vetëm gjatë natës nga coronavirusi vdiqën 10 persona

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:07
Foto Ilustrim

Për shkak të pasojave të coronavirusit, 10 njerëz vdiqën në Novi Pazar gjatë natës së kaluar.

Kështu ka thënë për mediat serbe, koordinatori i spitalit në Novi Pazar, Dr. Mirsad Gjerlek.

Siç ka deklaruar ai, të gjithë të vdekurit ishin të moshuar.

“Ishte një natë e rëndë, kemi dhjetë të vdekur, të cilët ishin mbi 75 vjeç dhe asnjëri nuk humbi jetën sepse nuk iu dha ndihma mjekësore”, citohet të ketë thënë Gjerlek.

Ndryshe, një ekip mjekësh nga Bosnja dhe Hercegovina është paralajmëruar të shkojnë sot në Novi Pazar për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

E doktor Gjerlek ka shtuar “jo gjithçka është aq e zezë, sepse më shumë se 80 njerëz nga Novi Pazar ishin kuruar”.

Aktualisht ka 3,339 raste aktive të coronavirusit në Serbi, dhe COVID-19 ua ka marrë jetën 352 personave deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat