Italia përpilon listën me shtetet që ju ndalon hyrjen, ja vendet nga Ballkani - Bota Sot
Italia përpilon listën me shtetet që ju ndalon hyrjen, ja vendet nga Ballkani

Evropë

Italia përpilon listën me shtetet që ju ndalon hyrjen, ja vendet nga Ballkani

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:39
Italia

Italia të enjten ndaloi hyrjen të njerëzve që vinin nga 13 vende për të cilat tha se paraqisnin një normë të tepruar të infeksioneve COVID-19.

Lista e përpiluar nga ministria e shëndetësisë përfshin Armeninë, Bahrein, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

Ndalimi prek të gjithë ata që kanë qëndruar brenda ose kanë udhëtuar nëpër këto vende në 14 ditët e fundit, tha në një deklaratë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera jashtë Bashkimit Europian dhe zona e lëvizjes së lirë të Shengenit mund të vijnë në Itali, por duhet të realizojnë 14 ditë karantinë pas mbërritjes.

“Rreth botës pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund t’i humbim sakrificat që kanë bërë italianët muajt e fundit,” tha Speranza.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit fort nga koronavirusi pasi shpërthimi i tij u shfaq për herë të parë në 21 shkurt.

Ajo ka regjistruar pothuajse 35,000 vdekje, por raportet ditore të vdekjeve dhe infeksioneve të reja janë zvogëluar.

Të enjten Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi 12 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, nga 15 të një dite më parë, ndërsa rastet e reja u rritën në 229 nga 193.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat