Norvegjia hap kufijtë me më shumë vende evropiane - Bota Sot
Norvegjia hap kufijtë me më shumë vende evropiane

Evropë

Norvegjia hap kufijtë me më shumë vende evropiane

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:47
Norvegji

Norvegjia do të lejojë nga 15 korriku udhëtimet në dhe nga mbi 20 vende të Europës, përfshirë disa destinacione të njohura pushimesh, njoftoi sot qeveria.

“Belgjika, Britania e Madhe, Franca Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që do të lejohen për udhëtime turistike, pa ndonjë kërkesë karantinimi pas kthimit në Norvegji”, tha qeveria.

“Gjithashtu, nga karantinimi janë përjashtuar tre rajone jugore në Suedinë fqinje”, shtoi ajo, duke përmendur nivele të përmirësuara në numrin e rasteve të infektimeve me COVID-19.

Udhëtarët që kthehen nga vendet e tjera, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Hungarinë, Luksemburgun, Portugalinë, Rumaninë dhe pjesën më të madhe të Suedisë do t’u kërkohet të karantinohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat