Vetëm dy viktima nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit - Bota Sot
Vetëm dy viktima nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit

Evropë

Vetëm dy viktima nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Gjermania ka njoftuar se janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,063.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 248 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,804.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat