Coronavirus, Oxford-i lajmëron një vaksinë të mundshme: Rezultatet janë premtuese

Evropë

Coronavirus, Oxford-i lajmëron një vaksinë të mundshme: Rezultatet janë premtuese

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 07:01
Ilustrim

Eksperimentimi klinik mbi një vaksinë të mundshme kundër Coronavirus, e zhvilluar në Universitetin e Oxford-it, po jep rezultate “shumë premtues” dhe mund të ofrojë një “mbrojtje të dyfishtë ndaj virusit”, sipas shkencëtarëve të përfshirë në studim.

Lajmi është dhënë nga disa të përditshme britanike në pritje të publikimit të të dhënave shkencore, mbi fazën e parë të testeve, në revistën Lancet.

Prototipi i Oxford-it, i krijuar në bashkëpunim me kompaninë italiane Advent-Irbm të Pomezia-s, është mes projekteve të pakta në botë që kanë arritur në fazën 3 të eksperimentimeve klinike.

Megjithatë, edhe rezultatet e marra nga faza 1, e nisur në prill mbi dhjetëra vullnetarë të shëndetshëm, duket se konfirmon se ilaçi është në gjendje të stimulojë një përgjigje domethënëse për sa i takon imunitetit.

Pavarësisht nga kjo, nuk ka akoma siguri në lidhje me kohëzgjatjen e mundshme të imunitetit, ndërsa Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka hamendësuar “në rastin më të mirë” një shpërndarje të vaksinës në masë brenda fundit të vitit, “por ka më shumë mundësi në 2021-shin”.

Testet e Universitetit të  Oxford-it përfshijnë aktualisht 4.000 vullnetarë, të gjithë banues në Mbretërinë e Bashkuar. Në ditët në vazhdim pritet që 10.000 vullnetarë të tjerë t’i nënshtrohen testimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat