Macron stepet ndaj Jelekëve të Verdhë; Shtyn reformën e kontestuar të pensioneve deri në 2021

Evropë

Macron stepet ndaj Jelekëve të Verdhë; Shtyn reformën e kontestuar të pensioneve deri në 2021

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 21:39
Emmanuel Macron

Jean Castex, kryeminsitri i ri i presidentit francez Emmanuel Macron, ka pranuar sot të pezullojë reformën e kontestuar të pensioneve duke u tërhequr ndaj kërkesave të protestuesve të njohur si “Jelekët e Verdhë”.

Castex tha se negocjatat mes qeverisë dhe sindikatave do të shtyhen deri në 2021 për t’u fokusuar në rekuperimin ekonomik prej krizës së COVID-19.

Reforma e nxitur nga presidenti Emmanuel Macron u ndalua rrjedhimisht në shkurt nga pandemia, por zemërimi prej saj nxorri në rrugë qindra mijëra njerëz në fillim të vitit.

Vendimi pritet të shfrytëzohet nga kundërshtarët e Macron duke e quajtur një shenjë dobësie.

Castex u tha dje gazetarëve se kreu takimin e parë me sindikatat që prej marrjes së postit: “Prioriteti është beteja kundër krizës, për punësimin dhe kundër papunësisë.”

Ai insistoi se reforma, e cila përfshin rritjen me dy vjet të moshës së pensionit në 64, nuk do të anullohet, por do të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat