"Një ish-dashnore, pasuri e fshehur dhe trashëgimi nën rrënoja"/ Tronditet monarkia e Spanjës

Evropë

"Një ish-dashnore, pasuri e fshehur dhe trashëgimi nën rrënoja"/ Tronditet monarkia e Spanjës

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 19:03
Tronditet monarkia e Spanjës

Bisedat e përgjuara me një ish-të dashur, të dhënat e errëta financiare dhe nje trashëgimi nën rrënoja.

Shfaqja e akuzave tronditëse për korrupsion dhe pastrim parash kundër ish-mbretit spanjoll, Juan Carlos, kanë hedhur dyshime mbi të ardhmen e monarkisë, e mbi djalin e tij Mbretin Felipe.

Juan Carlos dukej i vendosur të hynte në histori si udhëheqësi që dretoi me aftësi Spanjën nga diktatura në demokraci pas vdekjes së Gjeneralit Franncisco Franco në vitin 1975, por aktivitetet financiare private të 82-vjeçarit kanë nxitur dy hetime gjyqësore në Zvicër e në Spanjë.

Pasi Juan Carlos është në mesin e thashethemeve për jetën e tij skandaloze në vitin 2014, Mbreti Felipe është përpjekur të heqë baltën e hedhur mbi të atin, në një kohë kur monarkia nuk po gëzon nivele të larta mbështetjeje.

Por emri i Felipes gjithashtu ka qenë gjithnjë i lidhur me stilin e jetës luksoze. Mbreti aktual tani është nën presion të vazhdueshëm e po kërkon të distancohet nga figura e babait të tij.

Në vitin 2018 një prokuror zviceran reagoi ndaj pasurisë së paqartë të Juan Carlos dhe nisi një hetim, duke marrë në pyetje avokatin e ish-mbretit, këshilltarët e tij financiarë, bashkëpunëtorë e madje edhe një ish-të dashur, Corinna zu Sayn Wittgenstein.

Në qendër të hetimit të prokuorit ishte një dhuratë 100 mln dollarëshe për Juan Carlos nga mbreti i Arabisë Sauditë në vitin 2008.

Prokurori gjithashtu ka zbuluar ekzistenëcën e dy fondeve offshore, të lidhura me llogaritë bankare zviceriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat