Italianët shijojnë verën qetësisht në Napoli, pa maska e distancë sociale

Evropë

Italianët shijojnë verën qetësisht në Napoli, pa maska e distancë sociale

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 20:13
Napoli

Ndonëse autoritetet raportojnë për rritje të rasteve të reja me coronavirus shumë njerëz nuk u kushtojnë rëndësi këshillave se në hapësirat publike duhet të mbahet maskë apo të ruhet distanca sociale si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e coronavirus.

Dhe në këto ditë të nxehta korriku është e pamundur ti rezistosh plazhit dhe rrezeve të diellit.

Rregullat për distancimin fizik dhe detyrimi për të mbajtur maskë nuk i ka penguar italianët të bëjnë plazh në Napoli.

Duket një ditë  normale pushimi veror ku duket se frika nga coronavirus është zhdukur ose italianët kanë mësuar të bashkëjetojnë me të. Shumë pak ose aspak qytetarë mbajnë maska, dhe çadrat janë pranë njëra tjetrës.

Italia është një nga shtetet më të prekura nga coronavirus dhe pas gati tre muaj izolim po mundohet të rigjejëpërditshmërinë e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat