Rikthehet fuqishëm coronavirusi në Kataloni: Mbyllen sërish klubet e natës, baret e restorantet

Evropë

Rikthehet fuqishëm coronavirusi në Kataloni: Mbyllen sërish klubet e natës, baret e restorantet

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 23:50
Kataloni

Autoritetet Rajonale spanjolle kanë urdhëruar mbylljen e vendeve argëtuese në Kataloni në një përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit të coronavirusit.

Mbrojtja Civile mbyllën sallat e koncerteve dhe kufizuan funksionimin e klubeve të natës, restoranteve dhe kazinove, raporton televizioni shtetëror spanjoll, RTE.

Masat, të cilat hyjnë në fuqi gjatë ditës së nesërme dhe do të jenë të vlefshme për dy javë, u prezantuan pasi 8000 raste të reja u regjistruan në këtë rajon gjatë 14 ditëve të fundit, gati sa gjysma (16.410) në të gjithë Spanjën.

Një javë më parë, autoritetet rajonale u kërkuan katër milionë banorëve të Barcelonës që të mos dilnin jashtë, përveç në raste urgjente. Për shkak të përhapjes së COVID-19, kufizime të reja janë futur edhe në rajone të tjera.

Më pak se një muaj pas heqjes së masave shtrënguese, Spanja ka përjetuar rritje të madhe të numrit të infektuarve me coronavirus, i cili tashmë ka qenë shkaktar i vdekjes së 28.432 njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 272 mijë persona.

Ndryshe, kryeministri francez, Jean Castex gjatë ditës së sotme këshilloi francezët të shmangnin udhëtimet drejt Katalonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat