Rajoni i Katalonjës në Spanjë do të mbyllë baret dhe klubet e natës, si masë preventive nga coronavirusi

Evropë

Rajoni i Katalonjës në Spanjë do të mbyllë baret dhe klubet e natës, si masë preventive nga coronavirusi

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:53
Foto

Rajoni i Katalonjës do të mbyllë baret dhe klubet e natës nga e shtuna për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, qeveria katalanse tha se mbyllja e bareve do të zgjasë deri në 15 ditë.

Në mesin e këtyre masave parashihet edhe orari i kufizuar i aktiviteteve të tjera si lojërat e fatit.

Ndryshe, Spanja ka raportuar 280 raste të reja nga coronavirusi, tre herë më shumë se sa dy javë më parë.

Rastet e reja vijnë më pak se një muaj që kur vendi hoqi bllokimin e saj të plotë për shkak të pandemisë.

Vetëm në rajonin e Katalonjës janë konfirmuar deri më tani 89 mijë raste nga coronavirusi, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në Spanjë ka shkuar në 272 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat