Pandemia Covid-19, në Britaninë e Madhe rritet kostoja e shërbimeve funerale

Evropë

Pandemia Covid-19, në Britaninë e Madhe rritet kostoja e shërbimeve funerale

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Familjet britanike po përballen me një shtim të pagesës për funeralet, rritja e cmimit të të cilave ka krijuar një surplus prej 55 milionë paundë nga kremimi dhe ceremonitë e varrimit në mbarë vendin krahasuar me vitin 2019! Shkak i kësaj rritjeje domethënëse këtë vit është bërë bilanci i vdekjeve nga Covid 19.

Më shumë para nga kjo situatë ka bërë këshilli bashkiak i Birmingamit, që ka kremimet dhe varrimet ka nxjerrë 3.46 milionë paundë. Pagesa për një kremim atje është 875 pandë, dhe nëse ceremonia merr kohë shtesë, atëherë paguhen plus edhe 420 paundë të tjera.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, pranoi se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Mbretërinë e Bashkuar.Duke folur për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.

“Ne nuk e kuptuam virusin në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson. Ai shtoi se ministrat do të mund t’i kishin bëra disa gjëra “ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat