Mjeku spanjoll: Fuqia infektive e koronavirusit është dhjetëfishuar

Evropë

Mjeku spanjoll: Fuqia infektive e koronavirusit është dhjetëfishuar

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Pandemia e koronavirusit është ende aktive në të gjithë botën. Rastet globale janë rritur në më shumë se 15.5 milion  dhe 652,608  viktima sipas të dhënave të fundit nga Universiteti John Hopkins. Disa vende janë duke u përballur me shpërthime të ndërlikuara.

Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është shumëfishuar.

Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”.

“70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, tha eksperti.

Ai theksoi se duhet të merren masa urgjente nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sipas Cabo, problemi i vërtetë do të jetë në vjeshtë: “Do të kemi problem të madh sepse vetëm me gripin mbushen spitalet, imagjinoni me koronavirusin”.

Mjeku spanjoll beson se vetëm vaksina ose një ilaç efikas do t’i japë fund pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat