Bjellorusi, Loukachenko pozitiv me COVID-19

Evropë

Bjellorusi, Loukachenko pozitiv me COVID-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 22:24
Alexander Loukachenko

Presidenti bjellorus, Alexander Loukachenko njoftoi sot se është infektuar me COVID-19, ashpërsinë e të cilit ai e ka minimizuar vazhdimisht.

“Gjëja më befasuese është që se sot ju po takoni një person që ka koronavirus, por që vazhdon të punojë. Mjekët erdhën në këtë përfundim dje”, tha ai, gjatë një takimi me zyrtarë nga Ministria e Brendshme, raporton ATSh.

“Falë Zotit unë jam në mesin e atyre që nuk kanë simptoma”, shtoi Loukachenko.

Presidenti i Bjellorusisë është një nga udhëheqësit e vetëm në botë që nuk ka urdhëruar masa të detyrueshme kufizimi përballë epidemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat