Franca mund të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet publike

Evropë

Franca mund të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet publike

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Franca mund të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

“Ky vendim mund të merret në varësi të situatës së epidemisë”,  tha ministri Olivier Veran, në një postim në “Twitter”.

Zyrtarët në Francë shpresojnë se masat lokale mund të parandalojnë një valë të dytë të rasteve të reja të COVID-19.

Sakaq Franca vijon të mbetet një nga vendet më të goditura në Evropë duke regjistruar më shumë se 200,000 infeksione dhe mbi 30,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat