Në djall Covid-19: Kroacia përmbytet nga turistët

Evropë

Në djall Covid-19: Kroacia përmbytet nga turistët

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:19
Kroaci

Edhe pse në një situatë pandemie të Covid 19 në gjithë Europën, nisja e muajit gusht ka dyndur europianët për të pushuar në plazhet kroate.

Gazeta më e madhe e vendit Jutarnih List bën të ditur se trafiku ka qenë aq i madh sa janë bllokuar për orë pikat kufitare me Slloveninë.

Rreth 160,177 pasagjerë, nga të cilët 106.019 vizitorë të huaj, hynë në Kroaci përmes vendkalimeve kufitare në Qarkun Istrian - Kastela, Plovanija dhe Pozana - nga e Premtja deri të Dielën në orën 12, njoftoi policia e Istrias.

Shumica e turistëve hynë të shtunën, 53.110 pasagjerë, nga të cilët 49.229 ishin të huaj, ndërsa sot, deri në 12 të mesditës, më shumë se 20,000 prej tyre hynë përmes tre vendkalimeve kufitare, nga të cilat 19.2256 ishin shtetas të huaj.

Turistët më të shumtë ishin Sllovenët, Gjermanët dhe Austriakët. Kishte një pritje deri në dy orë në vendkalimet kufitare.

Image

"Shtëpitë e pushimeve dhe vilat me pishina janë karta e turizmit Istrian këtë vit. Vizitorët qëndrojnë në këto ambiente sepse u sigurojnë atyre paqe dhe distancën e nevojshme fizike" - tha drejtori i Bordit të Turistëve Istrianë Denis Ivoseviç.

Sipas të dhënave të e-vizitorëve, aktualisht ka 760,000 vizitorë në Kroaci, nga të cilët 126.000 janë lokalë, dhe më të shumtët janë turistë nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat