Franca teston në aeroport personat që vijnë nga vende të rrezikshme për COVID-19

Evropë

Franca teston në aeroport personat që vijnë nga vende të rrezikshme për COVID-19

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Pasagjerët kanë filluar të testohen për COVID-19 në aeroportet e Parisit, të shtunën, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhërit për kontrollin e udhëtarëve nga 16 shtete ku ka qarkullim të lartë të virusit.

Nga mëngjesi i të shtunës, pasagjerët që mbërrijnë në Francë me avionë, mbi moshën 11 vjeç, nga 16 vende të rrezikuara, duhet të paraqesin në mbërritje rezultatin e një testimi për COVID-19 të kryer jo më shumë se 72 orë më parë.

Nëse pasagjeri nuk e ka këtë dokument, ai testohet në një zonë të caktuar në aeroport. Pasi testimi të kryhet, pasagjeri duhet të japë të dhënat e tij personale dhe mund të vazhdojë udhëtimin në Francë ose tranzit, shpjegon ministria e brendshme franceze.

Pasagjerët rikontaktohen nga autoritetet në rast të një rezultati pozitiv dhe vendosen në monitorimin e gjurmimit të kontakteve.

Në ditën e parë të masës, 2 mijë e 671 pasagjerë mbërritën në aeroportet Roissy dhe Orly nga vendet që konsiderohen me rrezik dhe prej tyre, 556 u testuan.

16 vendet e rrezikshme, sipas Francës, janë Kuvajti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Panamaja, Afrika e Jugut, Algjeria, Brazili, India, Izraeli, Madagaskari, Omani, Peruja, Katari, Serbia dhe Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat