9 infeksione të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në Slloveni

Evropë

9 infeksione të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 në Slloveni

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:23
Foto Ilustrim

Në Slloveni, nëntë raste të reja të infeksionit me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit nga 890 teste të kryera, dhe një pacient i infektuar vdiq, njoftoi të martën Qeveria sllovene.

Kjo është më shumë raste të reja sesa një ditë më parë, kur 272 teste konfirmuan për vetëm një rast të infeksionit koronavirus, por me dy vdekje.

Aktualisht, 22 pacientë janë shtruar në spital, dy prej të cilëve kanë nevojë për kujdes intensiv dhe 213 raste të infeksionit janë aktive, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas disa ditësh pa infeksione të reja, në 24 orët e fundit në komunën e Hrastnikut, një nga vatrat e epidemisë, tri raste të reja të infeksionit u regjistruan në shtëpinë e të moshuarve.

Që nga fillimi i epidemisë në Slloveni, janë konfirmuar 2190 infeksione koronavirus dhe 123 persona kanë vdekur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat