Sipas Qeverisë franceze, vaksina anti-COVID do të prodhohet më së largu deri në fillim të vitit 2021

Evropë

Sipas Qeverisë franceze, vaksina anti-COVID do të prodhohet më së largu deri në fillim të vitit 2021

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Qeveria franceze pret që vaksinat COVID-19 nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021.

Vaksinat e reja të coronavirusit mund të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2020 ose fillimi i vitit 2021, raporton reuters.

Kështu së paku ka deklaruar gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Gjersa kryeministri francez, Jean Castex tha të enjten se qeveria duhet të lëvizë me shpejtësi për të larguar një valë të re vdekjeprurëse të COVID-19.

“Virusi po përhapet në të gjithë vendin” tha ai. “Përhapja e epidemisë mund të jetë eksponenciale nëse nuk reagojmë shpejt”, u tha Castex gazetarëve.

Ndryshe, qeveria franceze pohoi se niveli i riprodhimit të virusit është rritur, me infeksione në rritje në rajonin e Parisit dhe midis të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat