Spanjollët të alarmuar nga rastet e reja me coronavirus

Evropë

Spanjollët të alarmuar nga rastet e reja me coronavirus

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Autoritetet spanjolle po i druhen mundësisë së një vale të dytë të koronavirusit, shkaku i numrit të lartë të të infektuarve që është konfirmuar gjatë ditëve të fundit.

Ata janë edhe më të alarmuar për kthimin e fëmijëve në shkolla.

Madridi druan se një izolim total do të dëmtonte ekonominë, por shumë banorë të kryeqytetit i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa për ta vënë në kontroll shtimin e rasteve të reja. Spanja në fund të muajit gusht prezantoi planin për rihapjen e shkollave.

Në kuadër të saj, fëmijët nga mosha gjashtëvjeçare janë të obliguar të mbajnë maska në orët mësimore. Në 24 orët e fundit, Spanja ka konfirmuar 3 mijë e 829 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë në Spanjë janë konfirmuar 438 mijë raste. Deri më tani, numri i të vdekurve ka arritur në 29 mijë e 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat