Rekord i numrit të të infektuarve me koronavirus në Britani të Madhe

Evropë

Rekord i numrit të të infektuarve me koronavirus në Britani të Madhe

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga mesi i majit, pasi në mbarë vendin u raportuan 2,988 të infektuar në vetëm 24 orë.

Hera e fundit që në Britaninë e Madhe ishte kaq i lartë numri i të infektuarve ishte më 17 maj – 16 javë më parë – kur 3.562 njerëz testuan pozitivisht. Në atë ditë, 67 njerëz vdiqën nga Covid-19, shkruajnë mediet e huaja.

Numri i sotëm i të vdekurve ishte dukshëm më i ulët. Dy persona të tjerë vdiqën pasi dolën pozitivë për testin e sotëm, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 41,551.

Dje vendi pati 1,813 të të infektuar të rinj me Covid-19 dhe 12 vdekje.

Si Skocia ashtu edhe Uellsi nuk kanë raportuar vdekje të reja përgjatë 24-orëshit të fundit.

Ekspertët besojnë se numri i madh i rasteve i kombinuar me shifra të ulta të vdekjeve mund të jetë për shkak të reduktimit të transmetimit të virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat