Vaksinën anti coronavirus të Rusisë po e refuzojnë edhe vetë mësuesit rus

Evropë

Vaksinën anti coronavirus të Rusisë po e refuzojnë edhe vetë mësuesit rus

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Vladimir Putin njoftoi më 11 gusht se Rusia ka regjistruar një vaksinë kundër coronavirusit, “Sputnik-V, duke thënë se funksionon “mjaft efektivisht” në formimin e një imuniteti të qëndrueshëm.

Si do ta dinte ai këtë? Për shkak se presidenti rus zbuloi se një nga vajzat e tij e kishte marrë tashmë.

Duke folur për televizionin shtetëror rus në atë kohë, Putini tha se vajza e tij kishte paksa temperaturë më të lartë, por se “tani ajo ndihet mirë, raporton CNN.

Autoritetet ruse kanë veçuar mësuesit – si dhe mjekët – si punëtorët kryesorë që do ta marrin vaksinën, madje edhe para se faza vendimtare e tretë të ketë mbaruar provat njerëzore.

Më 1 shtator, shkollat ruse u rihapën për herë të parë që nga marsi mes pandemisë COVID-19, në të njëjtën ditë vendi kaloi 1 milion raste me coronavirus.

Mësuesit duhej të ishin ndër të parët që do të përfitonin nga vaksina e re ruse, veçanërisht duke pasur parasysh kontaktin e ngushtë me qindra fëmijë, të cilëve u ekspozohen çdo ditë. Por CNN-ja po mëson se pak – nëse ka – deri më tani kanë pranuar ofertën për t’u vaksinuar.

Pretendimi i Rusisë për fitore duke qenë i pari që miratoi një vaksinë kundër coronavirusit u prit fillimisht me shqetësim pasi nuk kishte një përgjigje sa i përket sigurisë dhe efektivitetit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat