A do të jenë moshat e reja përgjegjëse për rritjen e numrit të viktimave nga COVID-19

Evropë

A do të jenë moshat e reja përgjegjëse për rritjen e numrit të viktimave nga COVID-19

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Teksa numri i rasteve me coronavirus është rritur me shifra eksponenciale në disa vende europiane, disa zyrtarë kanë fajësuar të rinjtë e moshave 20-30.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha injorimi i masave të distancimit social nga të rinjtë ishte përgjegjës për rritjen e numrit të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa të rinj kanë thënë për Euronews se nuk i respektojnë domosdoshmërish masat e distancimit social me njëri-tjetrin, por se janë shumë të kujdesshëm kur vjen puna tek kontaktet me ata që janë më të rrezikuar nga virusi.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përhapja e virusit tek të rinjtë do të çojë drejt rritjes së numrit të rasteve e më pas rritjes së numrit të shtruarve.

A është COVID-19 i rrezikshëm për të rinjtë?

Ka të rinj që janë “sëmurë rëndë dhe madje kanë vdekur” nga COVID-19, thekson drejtori i OBSH për Europën, Dr Richard Pebody.

Që nga fillimi i marsit, mbi 1 mijë të rinj nga mosha 20 deri në 40 vjeç janë trajtuar në repartin e terapisë intensive në Francë.

Rezultatet nga një studim i “King’s College” në Londër zbuloi se 60 mijë nga 300 mijë persona që kishin simptomat që zgjasnin më shumë se tre muaj, një zbulim tejet shqetësues sipas autoriteteve britanike.

A mund të kontribuojnë të rinjtë imunitetin e tufës?

Në fillim të pandemisë, disa ekspertë thanë se përhapja e virusit në komunitet mund të sjellë imunitet ndaj virusit.

Por shpeshherë kur ekspertët flasin për imunitetin e tufës, ajo do të ishte e mundur përmes administrimit të vaksinës.

“Strategjia e imunitetit të tufës nuk ka të ngjarë që të jetë e suksesshme, madje mund të jetë një rrugëtim i rrezikshëm për t’u marrë pasi asnjë nuk e di nëse kjo mund të arrihet ndonjëherë”, thotë pedagogia Debby Bogaert nga Universiteti Edinburgut.

Ajo shton se e vetmja mënyrë për të pasur një imunitet të sigurt dhe efikas të popullatës në shkallë 65-70 për qind është përmes vaksinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat