Londër- Zhduket adoleshentja,familja akuzohet për vrasje

Evropë

Londër- Zhduket adoleshentja,familja akuzohet për vrasje

Nga: M.S Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Familja e një adoleshente të zhdukur janë "habitur" nga zhdukja e saj dhe "shpresoj që ajo të kthehet e gjallë" - pavarësisht se prindërit e 17-vjeçares u akuzuan për vrasje.

Bernadette Walker u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj në Cambridgeshire shtatë javë më parë. Policia zbuloi se ata kishin filluar një hetim vrasjeje  dhe se dje akuzoi prindërit e saj, nënën Sarah Walker, 37 vjeç dhe babanë Scott Walker, 50 vjeç, për vrasje- shkruan e përditshmja "The Sunn".

Motra e Scott Walker sot tha për The Sun Online: "Ne jemi në mosbesim total. Shpresojmë që ajo të kthehet e gjallë". 

Duke folur për Sun Online nga një shtëpi në periferi të Peterborough, ajo shtoi:

"Ne jemi të hutuar dhe shpresojmë që policia ta ketë gabuar. Ne nuk kishim ide se ata ishin akuzuar derisa e dëgjuam atë në lajme. Policia nuk na tha asgjë, ata nuk kanë qenë për të na parë".

Ndërkohë gjyshja e Bernadette, Pat Dickinson, 60 vjeç, tha sot se ajo po vazhdonte të shpresonte se adoleshentja do të gjendej e gjallë.

Pat tha:

"Ajo ishte një adoleshente normale. Ajo ishte shumë e mirë në vizatim dhe unë e mësova atë të thurr. Hera e fundit që e pashë atë ishte në qershor menjëherë pasi lindi motra e saj e vogël. Ajo më përqafoi shumë. Unë jam kaq e hutuar për atë që ka ndodhur. Unë vetëm shpresoj që ajo të jetë diku e sigurt dhe të kontaktohet"- shtoi ajo . 

 Detektivit Jon Hutchinson tha: "Ndërsa ekipi im ka bërë progres të rëndësishëm me këtë hetim në ditët e fundit, ne ende nuk kemi mundur ta gjejmë Bernadette. Prandaj lutja ime është që kushdo që ka informacion mbi atë që i ka ndodhur asaj, ose ku mund të jetë, të kontaktojë si urgjente"- shkuan "The Sunn"-përcjell Bota Sot.

M.S

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat