Burri me Lamborghini të zi, i veshur si Batman gjobitet nga policia në Spanjë

Evropë

Burri me Lamborghini të zi, i veshur si Batman gjobitet nga policia në Spanjë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:28
Një burrë i veshur kokë e këmbë me një kostum Batman është ndaluar nga policia spanjolle

Një burrë i veshur kokë e këmbë me një kostum Batman është ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni të makinës së tij Lamborghini i zi, duke shkaktuar skena habie dhe humori në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Në pamjet e kapura shihet shoferi me maskë fytyre si e superheroit të filmave Batman, i cili ndiqet nga patrullat e policisë.

Oficerët ndalojnë mjetin e tyre prapa makinës së “shkelësit”, e cila gjithashtu ngjason së tepërmi me mjetin Batmobile të superheroit.
Disa nga kalimtarët ndalojnë për të bërë foto të skenës së çuditshme.

Pas dhënies së penalitetit oficerët duket se largohen nga burri i maskuar. Nuk ishte e qartë arsyeja përse “Batman” mori gjobën e tij, por pamjet ishin shpërndarë nga vetë policia bashkiake e Madrid, e cila komentonte: “Edhe superheronjtë duhet të respektojnë rregullat. Me sigurinë e rrugëve nuk bëhet shaka. Ai u gjobit dhe u kthye në shpellën e lakuriqëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat