Në darkë fillojnë kufizimet, anglezët lëshohen në festime!

Evropë

Në darkë fillojnë kufizimet, anglezët lëshohen në festime!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:00
Ilustrim

Duke nisur nga sot, në verilindje të Anglisë, pub-et, baret dhe restorantet do të mbyllen prej orës 10 të darkës deri në 5 të mëngjesit, dhe përpara vendosjes së masave të reja antiCovid-19, britanikët zgjodhën të mos humbisnin rastin, por të lëshoheshin në festime.

Pasi ministri i Shëndetësisë konfirmoi se do të ketë mbyllje të reja për shkak të rritjes së infektimeve, njerëzit menduan të përfitojnë nga rasti për kremtuar “orët e lirisë”. Pa maska e duke mos zbatuar distancimin social, grupe të rinjsh kanë vërshuar nëpër klube, ku e vetmja masë e marrë ishte matja e temperaturës në hyrje nga rojet e sigurisë.

Qeveria britanike po merr në konsideratë rikthimin e një pjese të masave të forta në përpjekje për të ngadalësuar një valë të dytë të koronavirusit. Një periudhë e shkurtër disa javore masash, mund të njoftohet ditët ne vazhdim sipas BBC-së, gjatë të cilës megjithatë shkollat dhe mjaft vende pune do të mbeten të hapura. Në takimin, kryekëshilltari shkencor i qeverisë dhe ekspertë të tjerë parashikuan një shpërthim të ri serioz të sëmundjes, dhe thanë se pa ndërhyrje nga ana e autoriteteve, deri në fund të tetorit, numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm. Nga rregullat e reja pritet të preken gati 10 milionë britanikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat