Zviceranët në kutitë e votimit, vendosin sot për lëvizjen e lirë me BE’në

Evropë

Zviceranët në kutitë e votimit, vendosin sot për lëvizjen e lirë me BE’në

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Votuesit në Zvicër do t’i drejtohen sot qendrave të votimit për të vendosur rreth marrëveshje së lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.

Mbështetësit e kësaj nisme vlerësojnë se kjo lëvizje do t’i mundësojë Zvicrës një kontroll më të plotë të kufijve të saj dhe të përzgjedhë emigrantët që i nevojiten.

Nga ana tjetër kundërshtarët parashikojnë se nëse ndalohet lëvizja e lirë do të ketë një recesion të ekonomisë dhe do të demotivojë shumë qytetarët zviceranë të jetojnë dhe punojnë në vende të tjera të Europës.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se kjo gjë mund të krijojë një situatë më të vështirë se Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat