Shokuese: Protestonte kundër masave anti-Covid, polici plas në tokë gruan

Evropë

Shokuese: Protestonte kundër masave anti-Covid, polici plas në tokë gruan

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 21:48
Pamjet e bëra tregojnë skenat e shëmtuara teksa protestuesja e cila ishte në moshë të mesme është shtyrë disa herë gjatë tubimit

Gjatë protestës në demonstratën kundër bllokimit në Londër ditën e shtunë një grua është përplasur në tokë nga policia.

Pamjet e bëra tregojnë skenat e shëmtuara teksa protestuesja e cila ishte në moshë të mesme është shtyrë disa herë gjatë tubimit.

Pas shumë shtyrjesh një oficer tjetër policie ndërhyn dhe i tërheq asaj karrigen dhe e hedh përtokë. Ky veprim ka shkaktuar mjaft reagime të ashpra  tek protestuesit e tjerë të cilët ndodheshin aty.

Ky veprim është përkrahur nga Kryetari i Bashkisë së Londrës  i cili nëpërmjet një postimi në Twitter i bëri thirje protestuesve të largohen.

“Kjo është e papranueshme. Unë i bëj thirje të gjithë protestuesve të largohen tani. Mbledhjet e mëdha janë të ndaluara, ju po vendosni në rrezik sigurinë e qytetit tonë”- shkruan ai.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat