Vera derdhet lum, shikoni si shkojnë dëm 50 000 litra

Evropë

Vera derdhet lum, shikoni si shkojnë dëm 50 000 litra

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:26
Pamjet dramatike në Villamalea, Albacete

Një kantinë me verë në Spanjë humbi rreth 50,000 litra verë të kuqe pasi një tank u dëmtua.

Pamjet dramatike të postuara në mediat sociale tregojnë një sasi të madhe të verës që vërshon jashtë kantinave të verës  të vendosura në Villamalea, Albacete.

Video tregon jo vetëm vendin ku plasi ena, por edhe dyshemenë plot me verë të kuqe.

 

Pamjet u postuan nga radio lokale Albacete në Tëitter dhe janë bërë virale.

Raportohet se video është filmuar nga punonjës të cilët nuk ishin në gjendje të vepronin dhe të ndalonin derdhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat