Censurë klerofashiste: Ndalohet filmi për mitropolitin Amfilohije në Serbi

Evropë

Censurë klerofashiste: Ndalohet filmi për mitropolitin Amfilohije në Serbi

Nga: D.G. Më: 7 tetor 2020 Në ora: 10:59

Tanja Shukoviq, një nga autorët e dokumentarit në lidhje me metropolitin e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Amfilohije Radoviq, "Dëshmitari i dashurisë së Zotit", thotë se heqja e këtij filmi nga programi i festivalit "Press vitez" në Zrenjanin është një akt censure, sepse filmi është ballafaqim i padurueshëm i KOS-it dhe satelitëve të saj ideologjikë me të kaluarën dhe të tashmen komprometuese.

Ajo ka thënë se Amfilohije Radoviq për 30 vjet është "prijës i kleronacionalizimit shënsavian, ndërsa që para do kohe edhe subjekt kryesor politik në Mal të Zi.

"Na vjen keq sinqerisht që festivali televiziv është viktimë e censurës kleriko-fashiste. Sinqerisht na vjen keq që organizatorët, për hir të dhurimit të ministrisë prej 400 mijë dinarëve, janë të gatshëm të gënjejnë haptas ", tha Tanja Shukoviq për mediat serbe.

"Dëshmitari i dashurisë së Zotit" është xhiruar në produksionin e Televizionit të Malit të Zi.

Ajo hodhi poshtë pretendimet nga njoftimi i Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, në të cilin thuhet se përzgjedhësi i festivalit Igor Aleksiq ka thënë se filmi nuk e e ka kaluar përzgjedhjen zyrtare dhe tregoi njoftimin e dërguar nga organizatorët disa ditë më parë, i cili thotë: "Të nderuar, ju informojmë se punimi juaj është në përzgjedhjen zyrtare… ”.

“Gjithçka në film është e besueshme dhe absolutisht profesionale. Është e vërtetë që është e dëmshme për Amfilohijen, Kishën Ortodokse Serbe dhe të tjerët që ndajnë pikëpamjet e tij anti-civilizuese, pikërisht sepse është e vërtetë dhe shkatërron përfaqësimin manipulues të këtij personaliteti kishtar si pajtues dhe filantropist ”, tha Tanja Shukoviq, e cila bëri filmin me Snezhana Rakonjacin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat