Serbët në alarm- secilin vit numri i banorëve po bie në mënyrë rapide për 100 mijë

Evropë

Serbët në alarm- secilin vit numri i banorëve po bie në mënyrë rapide për 100 mijë

Nga: F. B. Më: 24 tetor 2020 Në ora: 08:56
Serbia

Serbia braktiset për rreth 50 mijë deri 60 mijë persona në vit, ndërsa dallimi mes të lindurve dhe të vdekurve është rreth 40 mijë , kjo është thënë në Forumin për de-popullimin që u mbajt në Forumin e Sigurisë në Beograd, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

"Shuma e errët” tregon se Serbia në secilin vit humb rrteh 100 mijë banorë, ky numër megjithatë është jopreciz sepse ka shumë banorë tjerë që ikin edhe nuk lajmërojnë largimin.

Si shkruan “Novosti”, Serbia është një ndër dhjetë vendet në botë ku trendi i uljes së popullsisë është më i madhi. Nga Enti i Statistikave të Serbisë thonë se bazuar në koeficientin e rritjes së popullsisë krahasuar me vitin e kaluar trendi vazhdon të jetë negativ në masën -5,4 për qind në 1 mijë banorë.

 Kjo do të thotë se ka më pak rreth 6 persona në 1 mijë banorë, ndërkohë që sipas vlerësimeve numri i banorëve të Serbisë është rreth 6.9 milionë, numri i sakët do të dihet në tetorin e vitit që vjen kur pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë.

Trendi i kurorëzimeve të rralla- e ndarjeve të shpeshta

Vitin e shkuar numri i kurorëzimeve ka pësuar rënie për 2,1 për qind krahasuar me vitin 2018, ose nga 36 mijë e321 në 35 mije e 570 , por numri i ndarjeve është rritur për 9 për qind duke shkuar në vitin që shkoi në 10 mijë e 899 ndarje. Mosha mesatare e meshkujve që vendosin për ndarje është rreth 44 e i femrave 41 vjet, martesat mesatarisht zgjasin 13,5 vjet dhe këto ndikojnë në situatën me rritjen e popullsisë.

Sipas statistikave nga viti 2011 deri 2019 numri i popullsisë u zvogëluar për  291 mijë e 284 persona, me trendin negativ të rritjes -4.6 në 1 mijë banorë. Kjo do thotë se shkalla e rritjes ka rënie për këtë periudhë në 1,4 promil sa ishte në 2011 në 1,5 promil vitin që shkoi. Mosha mesatare  lindjeve të femrave u rrit nga 28 në 30 vjet, që d.mth. ato vendosin më vonë të kenë fëmijë dhe më pak.

Bazuar në të dhënat e Entit Statistikor vitin që shkoi shkalla e  shtimit natyror ishte - 5,3 promil, sepse shkalla e natalitetit ishte 9,3 promil, ndërsa e mortalitetit 14,6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat