Vesna Peshiq: Në Serbi nuk ekziston e keqja më e vogël e cila do ta zëvendësonte Vuçiqin

Evropë

Vesna Peshiq: Në Serbi nuk ekziston e keqja më e vogël e cila do ta zëvendësonte Vuçiqin

Nga: D.G. Më: 26 tetor 2020 Në ora: 08:29
Vesna Peshiq, Aleksandar Vuçiq

Sociologia serbe Vesna Peshiq iu përgjigj pyetjeve të lexuesve në llogarinë në Twitter në portalin Sanas. Ndër pyetjet më të zakonshme ishin ato në lidhje me largimin e mundshëm të Aleksandar Vuçiqit dhe partisë së tij SNS nga pushteti.

Një nga pyetjet ishte, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, kë do ta mbështeste Peshiq si një "të keqe më të vogël"?

- Unë mendoj se dikush është megjithatë më i mirë se qeveria aktuale, e cila është autokratike. Do të shkoja patjetër në zgjedhje të tilla dhe do të zgjidhja dikë. Sidoqoftë, për momentin, nuk ka asnjë parti të vetme më të madhe që mund të përfaqësojë atë "të keqe më të vogël", tha Peshiq, shkruan "Danas".

Sipas saj, ajo nuk mund të përmendë askënd, sepse tani për tani nuk ka një person të tillë.

- Të gjithë kanë reiting mjaft të ulët dhe tani për tani nuk mund të jenë në atë pozitë që të zgjedhim dikë tjetër, të cilin do ta quanim "më pak të keq", tha Peshiq.

"Për të dalë nga sistemi autokratik, me fjalë të tjera - për ta hequr Vuçiqin, duhet të kemi një parti të madhe, të fortë, funksionale që mund të marrë pushtetin," tha Vesna Peshiq, duke iu përgjigjur një prej pyetjeve të qytetarëve nga Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat