Rrëfimi i gruas që gjeti veten në epiqendrën e tërmetit në Turqi

Evropë

Rrëfimi i gruas që gjeti veten në epiqendrën e tërmetit në Turqi

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:23
Foto

Një shtetase turke ka rrëfyer për tmerrin që e ka përjetuar gjatë tërmetit tejet të fuqishëm që goditi Turqinë, gjatë të premtes pasdite.

“Jemi mësuar me tërmete, por ky ka qenë më i rëndi që ndonjëherë e kam ndjerë”, ka filluar rrëfimin Marina Gul, e cila tash e shtatë vite jeton në Izmir të Turqisë, qytet ky nga i cili është bashkëshorti i saj.

Ajo theksoi se pas tërmetit të fuqishëm ka dalë nga apartamenti me shpejtësi së bashku me fëmijët. Në kohën e dridhjeve ishte brenda apartamentit të katit të parë.

Marina dhe dy fëmijët e saj tre dhe pesëvjeçar në ato momente po e shijonin ushqimin e të ëmës. Sipas saj, ata janë mësuar me tërmetet dhe për këtë nuk kanë pasur panik kur u ndjenë dridhjet e tokës.

“Por kësaj radhe ishte ndryshe. Dridhjet kanë zgjatur shumë. Kur e gjeni veten në një situatë të tillë, duke si përjetësi. Fëmijët u kapluan nga paniku, të gjithë mundoheshin të dalin më shpejtë në rrugë”, ka shtuar ajo.

Duke marrë parasysh se ishte mësuar me dridhjet me të vogla, e dinte se duhet të presë derisa të ndalen. Por ajo thotë se dridhjet ishin aq të forta, sa që ka qenë e pamundur të ecnin lirshëm.

Marina pranon se është ndjerë sikur të ishte në një anije që në det të hapur goditet nga stuhitë e forta. E djali i saj ishte frikësuar shumë, të cilin e mori afër vetes dhe priti momentin e duhur për t’u larguar nga apartamenti.

“Të gjithë qanin, në një moment mbretëroi histeria. Dëgjoheshin zjarrfikësit, sirenat e autoambulancave, helikopterët fluturonin nga të gjitha anët. Në një moment ka qenë e pamundur të kaloni rrugën për shkak të numrit të madh të qytetarëve”, shpjegon Marina në detaje momentin dramatik.

Ajo shtoi se gjithashtu kishte ndjerë shumë përplasje të veturave, sepse të gjithë u ndalën sapo ndjenë dridhjet e fuqishme – madje këtë skenë e krahason me ato apokaliptike të filmave të Hollywood-it.

Në mesin e fqinjëve të shumtë që i ka janë edhe disa persona të moshuar që janë të palëvizshëm.

“Jo çdo ndërtesë ka ashensorë, ka qenë problem i madh t’i nxjerrësh këta njerëz”, tha për fund ajo duke theksuar se në lagjen e saj nuk ka pasur shembje të ndërtesave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat