“Ju më keni borxh festat, mos më merrni ditëlindjen”, 10-vjeçarja i shkruan letër kryeministrit grek pas izolimit nga Covid-19

Evropë

“Ju më keni borxh festat, mos më merrni ditëlindjen”, 10-vjeçarja i shkruan letër kryeministrit grek pas izolimit nga Covid-19

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:43
Kyriakos Mitsotakis

Në Greqi numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet me shpejtësi duke shënuar shifra rekorde, vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar 2752 raste të reja të koronavirusit duke e çuar në 63321 numrin totat të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.

Duke parë këtë situatë e cila nuk duket aspak mirë qeveria me kryeministër  Kyriakos Mitsotakis ka rikthyer masat kufizuese për disa nga qytetet më të prekura nga Coovid-19 dhe orën policore.

Por para pak ditësh një vajzë 10-vjeçare nga Igumenica  i ka shkruar një letër kryeministrit grek Mitsotakis për izolimin që po i bën vendit për shkak të pandemisë. Në një letër nga fletorja e saj e shkollës 10-vjeçarja shkruan se ka frikë se nuk do ta festojë ditëlindjen e saj, ashtu siç nuk festoi dot karnavalet, pashkët dhe mbi të gjitha festivalin e pranverës.

“Unë po ju shkruaj këtë letër sepse në datë 26 nëntor kam ditëlindjen. Jam e shqetësuar se nëse ju do vendosni një mbyllje nuk do të kem mundësi të bëj një festë. Shokët e mi nuk do mund të vijjnë dhe kështu do të jem vetëm. Nëse keni ndërmend të na ktheni përsëri në karantinë më keni borxh ditëlindjen. Ju tashmë më keni borxh karnavalet, pashkët dhe mbi të gjitha festivalin e pranverës. Unë jam duke pritur përgjigjen e saj”, shkruan ajo në letër.

Pa e ditur se çfarë do të ndodhte letra u dërgua me postë në Pallatin Maximos dhe ditën e djeshme ndërsa 10-vjeçarja po kthehej nga shkolla mori letrën e përgjigjes nga kryeministri grek i cili u shpreh se izolimi është për të mbrojtur sa më shumë njerëzit dhe e uroi për datëlindjen.

“E dashur më vjen keq që bllokimi do ju prishë planet por jo e kuptoni që kjo është për të mbrojtur ata që duam më shumë. Ju uroj gëzuar ditëlindjen dhe jam i sigurt që vitin tjetër do të bëni një festë më të madhe me miqtë tuaj”, përmbyllet letra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat