Suedia shtrëngon masat pas rritjes së rasteve me COVID-19

Evropë

Suedia shtrëngon masat pas rritjes së rasteve me COVID-19

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

Suedia duket se ka ndryshuar strategji në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Teksa një kohë dalloheshin nga pjesa tjerët e Evropës për masa të lehta tashmë autoritetet atje kanë shtrënguar masat.

Infeksionet e reja dhe pranimet në spitale janë rritur në të gjithë vendin. Zyrtarët kishin shpresuar që qasja e tyre pa një bllokim kombëtar do të lehtësonte rritjen, por Suedia tani po raporton 166 mijë e 707 raste pozitive dhe 6 mijë e 82 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Që nga dita e enjte vendi filloj masat e reja lokale të ndara në katër rajone, 17 prej 21 rajoneve të Suedisë aktualisht janë nën masa më të rrepta sipas Agjencisë së Shëndetit Publik.

Për më tepër, Suedia prezantoi masa të reja të martën e kaluar, duke kufizuar kapacitetin në restorante dhe kafene, por deri më tani nuk ka bllokim kombëtar.

Një ndalim në të gjithë vendin për alkool pas orës 22 në restorante, bare dhe klube të natës është ndër masat e reja që po merren për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri suedez Stefan Lofven thotë se kufizimi po futet për të ndihmuar në lehtësimin e barrës në sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit dhe repartet e kujdesit intensiv.

Këtë javë, kryeqyteti suedez, Stokholm, rivendosi një ndalim për njerëzit që familjarët në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Sidoqoftë, për momentin, autoritetet nuk po konsiderojnë të sugjerojnë suedezët të mbajnë maska.

Zyrtarët suedezë të shëndetësisë besojnë se bërja e maskave të detyrueshme do t’u japë njerëzve një “ndjenjë false të sigurisë” dhe mund t’i përkeqësojë gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat