​28 352 raste të reja dhe 827 viktima nga COVID-19 në Itali

Evropë

​28 352 raste të reja dhe 827 viktima nga COVID-19 në Itali

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:50
Ilustrim

Në Itali u regjistruan sot 28 352 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri ditor i viktimave është 827.

Aktualisht, numri i rasteve pozitive pësoi një rëni me 7 952, ndërkohë që ai i të shëruarve arriti nnë 35 467.

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv pësoi rënie për të dytën ditë radhazi, nga 3 846 dje në 3 782, me një rënie prej 64 njësi.

Gjithashtu në rënie, për të katërtën ditë radhazi, edhe numri i të shtruarve në pavijonët COVID, nga 34 038 dje në 33 684, me një rënie prej 354 njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat