Sekretari britanik i Mbrojtjes për Putinin: Është një vrasës gjakftohtë

Evropë

Sekretari britanik i Mbrojtjes për Putinin: Është një vrasës gjakftohtë

Nga: A.SH. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 14:12
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si “vrasës gjakftohtë”, gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Kiev.

Streeting deklaroi se Putin nuk ka asnjë arsye të paraqitet si viktimë, pasi është pikërisht ai që ka nisur dhe po zhvillon agresionin ndaj Ukrainës, përcjell Bota sot.

“Ne të gjithë, kudo në botë, duhet ta gjykojmë Putinin jo nga fjalët e tij, por nga veprimet e tij”, i tha Streeting Zelenskyyt.

Ai theksoi se nuk mjafton që presidenti rus të marrë pjesë në samite ndërkombëtare, të ecë në tapetin e kuq dhe të flasë për paqen, nëse ditët pasuese Rusia vazhdon bombardimet e rënda, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile.

“Në Evropë e dimë saktësisht se me kë kemi të bëjmë kur bëhet fjalë për Putinin. Siç kam thënë edhe më parë, ai është një vrasës gjakftohtë”, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes.

Deklaratat e Streeting janë në të njëjtën linjë me ato të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili gjithashtu e ka cilësuar Putinin si “vrasës” në një intervistë për CNN.

Këto komente vijnë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikuar për gjuhën e përdorur ndaj liderit rus, pasi gjatë takimit të tyre në një samit historik trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, të enjten, ai iu referua Putinit si “miku” i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat