Në Itali, 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja

Evropë

Në Itali, 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Italia ka raportuar 541 vdekje të dielën, më pak se ditën e kaluar ku ishin 686.

Ndërkaq janë regjistruar 20.648 të infektuar, më pak se 26.323 sa ishin të shtunën, thotë Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Italia është vendi i parë i Evropës Perëndimore që është prekur nga koronavirus dhe që nga shkurti kur u regjistruan rastet e para, kanë vdekur 54.904 persona.

Gjithashtu ka regjistruar 1.585 milionë raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat