Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq infektohet me coronavirus

Evropë

Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq infektohet me coronavirus

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:40
Andrej Plenkoviq

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq doli pozitiv për coronavirus.

“Me rekomandimin e një epidemiologu, kryeministri Andrej Plenkoviq kreu një ri-testim për praninë e coronavirusit dhe rezultati ishte pozitiv”, njoftoi qeveria kroate, raporton reuters.

“Kryeministri më parë ishte vet-izoluar. Kështu që tani po urdhërohet të izolohet për 10 ditë”, thuhet në njoftim.

Ai aktualisht po ndihet mirë dhe Kryeministri i Kroacisë vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.

Ndryshe, shteti kroat që nga fillimi i epidemisë ka regjistruar 128,442 raste të infeksionit gjersa kanë vdekur 1,786 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat