Gazeta zvicerane: Vuçiqi ngre përmendoren më të madhe, por edhe më të kontestuar në Ballkan

Evropë

Gazeta zvicerane: Vuçiqi ngre përmendoren më të madhe, por edhe më të kontestuar në Ballkan

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Përmendorja e Nemanjës në Beograd (vizatim)

"Oleg Nashkaryov nuk ka pasur pothuajse asnjë ditë pushimi që nga gushti. Në kryeqytetin serb, Beograd, ky njeri nga Moska, i arsimuar për inxhinier raketash, udhëheq ngritjen e një monumenti me peshë 80 tonelata. Kur të gjitha pjesët prej 58 tonelatash bronzi të bashkohen mbi një bërthamë metalike, kur të punojë kondicioneri nëntokësor i ajrit dhe drita dhe në fund të monumentit të përfundohet hapësira për vizitorët në të cilën mund të qëndrojnë pesëdhjetë njerëz, udhëheqësi mesjetar Stefan Nemanja do të shikojë në qiellin mbi Beogradin - nga një lartësi prej 26 metrash", fillon raportazhi në" Tagesanzeiger"-in zviceran.

"Do të jetë monumenti më i madh në Ballkan", citohet të ketë thënë Naskarjov, duke shtuar se kryetari serb Aleksandar Vuçiq mund ta hapë sheshin e rinovuar Sava deri në fund të vitit.

Më e madhja,por dhe ndër më të kontetsuarat

Në reportazhin e gazetari Florian Hassel, botuar më parë në një version të ngjashëm në Mynih "Süddeutsche Zeitung", ndërtesa e stacionit hekurudhor para të cilit do të jetë monumenti, përshkruhet si "kryevepër arkitektonike" e ndërtuar në vitin 1884 dhe që ishte simbol i lidhjes së Serbisë së pavarur me Evropën.

"Që nga dy vjet më parë, stacioni nuk është në funksion - nyja kryesore hekurudhore ndodhet shumë kilometra nga qendra e Beogradit. 250 pemë do të mbillen në sheshin Sava dhe sheshi do të dominohet nga monumenti i Stefan Nemanjës në të ardhmen", shkruan më tej "Tagesanzeiger".

Duke përmendur se "çdo shkollë në Serbi e njeh historinë e Nemanjiqëve, epoka e të cilit në Serbi konsiderohet si "epoka e artë", gazetari shkruan se" monumenti më i madh në Ballkan është gjithashtu një nga më të kontetsueshmit".

Thuhet se nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, u përgjigjet kritikave se monumenti është i papërshtatshëm për vendin, shumë i madh dhe grotesk, se gjithashtu mund të pretendohet se Kulla Eiffel ose Statuja e Lirisë janë shumë të mëdha. "Ky është një shesh i madh që ka nevojë për një monument të madh", ka thënë Vesiq.

Duke shkruar në lidhje me protestën e ekspertëve, "Tagesanzeige" citon Milena Dragiçeviq-Sheshiqin, profesoreshë në Fakultetin e arteve dramatike, e cila thotë se "urbanizimi i jashtëzakonshëm modern dhe arkitektura publike" janë kultivuar në Beograd gjatë epokës së Jugosllavisë. Vendimet atëherë, thotë ajo, janë marrë nga ekspertë të vërtetë dhe janë shpallur konkurse të vërteta ndërkombëtare.

"Përkundër kësaj, sot në Beograd, bazuar në vendime të errëta, po ndërtohen fontana që këndojnë, qendfra afariste e tregtare të paformë, të cilat mund të vendosenn kudo. Dhe monumente që karakterizohen nga monumentalitet dhe kiçi",  shto ajo.

Monumenti për Nemanjën përshtatet me politikën zyrtare, heronjtë e së cilës përfshijnë Gavrilo Principin

Gazeta thotë se "Vuçiqi personalisht ka formuar jurinë për shpalljen e konkursit dhe përcaktimin e zgjidhjes për monumentin e Stefan Nemanjës. Kreu i jurisë nuk ishte kurrëfarë eksperti i pavarur, por Nikola Selakoviqi, më parë ministër i drejtësisë i Vuçiqit, pasi u zhvendos në pallatin presidencial si shef i tij i shtabit dhe që nga fundi i tetorit, ministri i jashtëm i Serbisë."

Gazetat zvicerane shton se puna e jurisë u shoqërua me polemika, të tilla si kur skulptori Miodrag Zhivkoviq u largua nga juria, duke akuzuar Selakoviqin për shtyrjen me forcë të dizajnit konceptual të Aleksandar Rukavishnikovit. Një vepër të mëparshme të skulptorit rus u quajt "propagandë monumentale" nga gazeta e Moskës "Kommersant", shkruan "Tagesanzeiger".

Gazeta tregon se çmimi i monumentit të Stefan Nemanjës është i panjohur për publikun, si dhe "nëse do të paguhet me para ose koncesione politike ndaj Rusisë". Vesiq gjithashtu nuk e tregon çmimin, sepse, siç thotë ai, se kjo punë drejtohej nga Qeveria, jo nga Qyteti.

"Tagesanzeiger" arrin në përfundimin se "monumenti i Nemanjës përshtatet në politikën dhe historinë zyrtare", heronjtë e së cilës përfshijnë edhe Gavrilo Principin. "Aty ku serbët nuk janë heronj, ka viktima. Deri më sot, mizoritë serbe janë tabu në luftërat ballkanike të viteve 1990, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Kroacinë, Bosnjën apo vrasjet dhe dëbimet e shqiptarëve në Kosovë ", përfundon gazetari Florian Hassel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat