Nuk lejon Dritani: Tërhiqeni ministren nacionaliste!

Evropë

Nuk lejon Dritani: Tërhiqeni ministren nacionaliste!

Nga: B.S. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Zdravko Krivokapiq, Dritan Abazoviq

Lëvizja qytetare URA e Dritan Abazoviqit i ka sugjeruar mandatarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, që ta taërheqë kandidaturën e Vesna Bratiqit për ministre të kulturës, arsimit e sportit, sepse deklaratat e saj kanë shkaktuar përçarje dhe regaim më bujë të publikut, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Filip Axhiq.

Ai ka thënë se është mirë që është pranuar koncepti i qeverisë së ekspertëve, ndonëse, siç ka precizuarm ka rasye për pakënaqësi

- Sipas mendimit tonë, ka njerëz që nuk duhet të jenë aty, jo sepse nuk janë ekspertë, por për shkak se kemi thënë se nuk duam përçarje të mëtejme të shoqërisë. Dhe shihni që ka njerëz që shkaktojnë reagime të tilla, para së gjithash, ministrja Bratiq. Kjo është arsyeja pse mendoj se mandatari duhet të ketë dëgjuar publikun profesional dhe, të themi, të mos e ndërrojë Bratiqin, por t'ia jep ndonjë pozitë më pak të dukshme. Ky edhe ka qenë sugjestioni i lëvizjes URA - ka thënë Axhiqi për televizionin shtetëror të Malit të Zi, RTVCG.

Të përkujtojmë se Vesna Bratiq ka pasur deklarata nga pozitat e nacionalizimit serbomadh dhe, ndër tjera, e ka quajtur "ustash" njërin prej kolumnistëve më të mirë të regjionit, kroatin Boris Dezhuloviq,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat