​Borrell: BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, gjeni gjuhë të përbashkët!

Evropë

​Borrell: BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, gjeni gjuhë të përbashkët!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:39
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i tërë pa Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu paralajmëroi se vendet e rajonit mund të përparojnë drejt anëtarësimit vetëm nëse "qëndrojnë së bashku, me kokat dhe zemrat e bashkuara për të gjetur gjuhën e përbashkët".

Në një video-mesazh me rastin e debatit në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi situatën në Ballkanin Perëndimor 25 vjet pas Dejtonit, Borrell deklaroi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit është një akt i rëndësishëm për të gjithë Evropën.

Sipas tij, shënon fundin e luftës në zemrën e Evropës, e cila shkaktoi 100.000 të vrarë dhe një milion njerëz të përndjekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat