COVID-19/ Rekord rastesh dhe viktimash në Greqi

Evropë

COVID-19/ Rekord rastesh dhe viktimash në Greqi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:11
Greqi

Ditën e sotme, Greqi ka shënuar një tjetër shifër të lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 1882 raste të reja me virusin e rrezikshëm.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.

Në orët e fundit 100 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e rritur në 2706 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat