Shpërthim në një depo në Bristol, vriten katër persona

Evropë

Shpërthim në një depo në Bristol, vriten katër persona

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Një shpërthim në një depo për kimikate për përpunimin e ujërave të ndotura pranë Bristolit vranë katër persona sot.

Kjo përfshin tre punonjës të Wessex Water dhe një kontraktor, ka thënë policia, raporton skynews.

Një person tjetër u plagos, por nuk është në një gjendje të rrezikshme për jetën.

Policia deklaroi se kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, por tani për tani po e hetojnë si një rast të izoluar.

Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit u njoftua se kanë arritur në vendngjarje pas shpërthimit.

Ndryshe, rezervuari përmbante një biomasë të fortë, produkt “i llojit të gëlqeres” i përdorur për procesin e trajtimit të ujërave të zeza në objekt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat