Blloku evropian dakordohet për buxhetin, Polonia e Hungaria vazhdojnë veton

Evropë

Blloku evropian dakordohet për buxhetin, Polonia e Hungaria vazhdojnë veton

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Parlamenti Europian

Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë dakorduar të premten rreth buxhetit të vitit 2021, por që vendimi të shndërrohet në ligj, Polonia dhe Hungaria duhet t’i heqin vetot e tyre.

Buxheti i 27 vendeve evropiane për vitin 2021 tanimë është i përcaktuar sipas kufizimeve në të ardhura dhe shpenzime të buxhetit të ri shtatëvjeçar të BE-së, por Varshava dhe Budapesti nuk e pranojnë këtë version për shkak se kësisoj, paratë e bllokut ndërlidhen me respektimin e sundimit të ligjit.

Të dyja këto vende ndodhen nën hetime të BE-së, shkaku i rrezikimit të pavarësisë së gjykatave, mediave dhe organizatave joqeveritare, andaj rrezikojnë të humbin me dhjetëra-miliarda euro në fonde.

Nëse Polonia dhe Hungaria nuk i tërheqin vetot për kornizën afatgjate buxhetore deri në samitin e ardhshëm të liderëve të BE-së më 10 dhjetor, atëherë blloku do të detyrohet të ndërmarrë aranzhime kalimtare financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat