Në Republikën Çeke virusi nuk i ndali kremtimet e ditës së Shën NIkollës. Një udhëtim përmes shfaqjes së dritës dhe spektaklit mundësoi që të rinjtë dhe familjet e tyre të shijojnë shfaqjen nga makinave të tyre.
Pandemia e coronavirusit e ka bërë të vështirë jetën për shumë njerëz në Republikën Çeke, duke ndryshuar edhe traditat e përvitshme.
Çdo vit më 5 dhjetor, Shën Nikolla mund të shihet në rrugët anembanë vendit përkrah një engjëlli me krahë me një kostum të bardhë dhe një djalli me maskë të zezë që mban një zinxhir metali të quajtur Mikulas.
Ata vijnë për të vizituar fëmijët në shtëpitë e tyre për tu dhënë ëmbëlsira, me kusht që të sillen mirë. Nëse nuk e bëjnë këtë, djalli kërcënon t’i fusë në thesin e tij për t’i çuar direkt në ferr.
Por ministri çek i Shëndetësisë ka këmbëngulur që treshja tradicionale të ndjekë masat e qeverisë për kontrollin e viruseve ashtu si të gjithë të tjerët, që do të thotë të mbash maska fytyre dhe të praktikosh distancimin social. Kështu, kompania e cirkut “La Putyka” në Pragë doli me një version të sigurt të historisë, nën rregullat e reja të COVID-19.
Trupa zhvilloi një performancë duke treguar parajsën dhe ferrin në ajër të hapur. Shën Nikolla ishte një peshkop i krishterë grek i cili jetoi mes shekujve 3 dhe 4. I njohur për mirësinë dhe bujarinë e tij, thuhet se ai ka frymëzuar legjendën e Santa Claus.