Mal i Zi: As qeveri e re nuk e lejon kthimin e ambasadorit të Serbisë

Evropë

Mal i Zi: As qeveri e re nuk e lejon kthimin e ambasadorit të Serbisë

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:07
Flamuri i Malit të Zi

Qeveria e re e Malit të Zi nuk mund të bëjë asgjë për kthimin e ambasadorit të dëbuar serb, ka thënë ministri i ri i punëve të jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.

"Po të isha ambasador në një vend, sigurisht se nuk do të dilja publikisht, pavarësisht nga mendimi personal, me pikëpamje që mund të jenë të ndjeshme ndaj konsensusit të brendshëm të atij vendi, ka thënë Raduloviq, duke theksuar se qeveria e re nuk është në gjendje për të bërë ndonjë gjë në lidhje me "faljen" e ambasadorit të Serbisë Vladimir Bozhoviq, shkruan "Danas".

Po të kishte qenë shefi i diplomacisë në kohën e deklaratave të diskutueshme të Bozhoviqit, Raduloviq thotë se do ta kishte ftuar ambasadorin për një bisedë dhe do t'i kërkonte të mos përsëriste veprime të tilla dhe se përjashtimi i ambasadorit do të ishte ndoshta veprimi i fundit.

Ai mendon se tema mbi dëbimin e Bozhoviqit është e tillë që ndan shoqërinë malazeze: "Gjatë mandatit të kësaj qeverie, do të përpiqemi të zvogëlojmë numrin e këtyre temave në minimum."

Në këtë moment, tha Raduloviq, për fat të keq nuk është e mundur të tërhiqet vendimi për përjashtimin e ambasadorit Bozhoviq, sepse Mali i Zi i ka dorëzuar shtetit të Serbisë notën se ai është persona non grata.

Ai vuri në dukje se ne do të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, por në nivelin që ajo të mos shkelë aspiratat evropiane dhe qëllimet strategjike të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat