Francë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Francë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 306 viktima dhe 13.406 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 13.406 rastet e reja numri i rasteve ka arritur në 2.351.372.

Për shkak të COVID-19, në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 306 persona, ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit 323 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave në 57.567.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.975 persona prej të cilëve 2.884 në kujdesin intensiv, ndërkohë që me 1.233 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 175.891. Bëhet e ditur se është në rënie numri i personave në spitale dhe i atyre në kujdesin intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat