Numri i lartë i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 në Itali

Evropë

Numri i lartë i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 në Itali

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Italia vazhdon të shënojë një numër të lartë viktimash e të infektuarish nga pandemia Covid 19.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 649 viktima e 19 902 të infektuar, si dhe 24 728 të shëruar.

Numri i të infektuarve aktivë është sot 684 848 persona ndër të cilët 28 066 marrin kurim në strukturat spitalore e 3199 në repartet e terapisë intensive

Raporti javor i autoriteteve italiane ka analizuar se në të gjithë territorin italian vihet re një përmirësim i situatës pandemike në nivel kombëtar si dhe një reduktim i lehtë i numrit të pacientëve që kërkojnë kurim në repartet spitalore Covid dhe në ato të terapisë intensive, transmeton oranews. Në çdo 100 mijë banorë mesatarisht janë 455 të infektuar e koefiçienti i rrezikut të infektimi ka zbritur në kuotën RT 0.82.

Ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur urdhërin që prej datës 13 dhjetor rajonet Lombardi, Calabria, Piemonte e Basilicata do të dalin nga zona portokalli e do të konsiderohen zonë e verdhë infektimi , pra duke dalë nga territori i rrezikut mjaft të lartë nga infektimi Covid 19.

Numri i të infektuarve nga pandemia në Itali ka shkuar deri më sot në 1.825.775  e i viktimave në 64.036.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat